Astrit Bushi, një 48-vjeç shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet amerikane, pasi akuzohet për vrasjen e kolegut të tij. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur më 11 gusht në një fabrikë të General Motors në Oakland të SHBA-së.

Mediat amerikane raportojnë se Astrit Gjon Bushi sulmoi dhe vrau kolegun e tij Gregory Robertson i cili punonte si pastrues në fabrikë.

Sipas Detroit News, shqiptari u vu në pranga nga policia vetëm pak metra larg vendngjarjes, ndërsa viktima u gjet i mbuluar në gjak, i shtrirë në korridorin e magazinës ku punonte.

Viktima
Viktima

Sherifi i Policisë së qarkut Oakland, Michael Bouchard tha në një njoftim për shtyp se Robertson kishte punuar në fabrikë për rreth shtatë muaj. Ndërkohë shqiptari nuk ka rrëfyer ende motivet që e kanë shtyrë drejt krimit të rëndë.

Sa i përket familjes së Robertson, ata nisën një fushatë në GoFundMe për të mbledhur fonde për të paguar shpenzimet e funeralit. Që nga e premtja në mbrëmje, 5,562 dollarë u mblodhën nga një objektiv prej 7,000 dollarësh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb