KUÇOVË

Një grua dhunuese është arrestuar nga policia e Kuçovës. Sipas burimeve zyrtare, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë arrestimi në flagrancë i shtetases L.T., 60 vjeçe, banuese në Kuçovë.

Gruaja është arrestuar pas denoncimit se në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit të saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: