TIRANË

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 62-vjeçar pas denoncimit të prindërve të një minoreneje. Burime zyrtare bënë me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P. Ç., 62 vjeç.

Kjo, pasi dyshohet se 62-vjeçari ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur 15 vjeçe. Policia ka referuar materialet hetimore në Prokurori.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb