FIER- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit, ku një 7-vjeçar është bërë pre e abuzimit seksual nga nja adoleshent, i cili është vënë në pranga. Sipas të dhënave zyrtare, mësohet se dje rreth orës 16:30 në Komisariatin e Policisë Fier janë paraqitur prindërit dhe i mituri me iniciale M.F., 7 vjeç, lindur e banues në Fier, të cilët kanë rrëfyer se ndaj të miturit, ditën e djeshme, është ushtruar dhunë seksuale.

Nga ana e policisë në mënyrë të menjëhershme është ngritur grupi hetimor me pjesëmarrjen e mjekut ligjor, psikologut, ekspertit kriminalist dhe ka filluar kryerjen e veprimeve procedurale për dokumentimin e kësaj ngjarje. Nga hetimet ka rezultuar se autori i kësaj ngjarje është shtetasi L.G., 15 vjeç, lindur e banues në Fier, i cili u arrestua nga policia dhe po merret në pyetje, ndërsa mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Daullas në ambientet e pasme të një lokali.

17-vjeçari është arrestuar nga blutë e Fierit në banesën e tij, ndërkohë që policia i ka vendosur në dispozicion të miturit një psikolog për shkak të gjendjes së rënduar në të cilën ndodhet.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: