TIRANË- Kamerat zbulojnë korrupsionin në Prokurorinë e Tiranës. Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se Krimet e Rënda kanë bllokuar serverin e kamerave të Prokurorisë së Tiranës për të hetuar mitmarrjen nga një prokuroi.

Rasti i korrupsionit u zbulua nga përgjimet e disa të arrestuarve. Për këtë arsye sot është arrestuar avokatja Donata Lepenica dhe është pezulluar prokurori Përparim Hasa.

Dyshohet se avokatja lepenica ka ndërhyrë tek prokurori i Prokurorisë së Tiranës për një rast dhe për ndryshimin e akuzës janë paguar 2 mijë euro.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb