Gazmond Haxhifejzullahi, bashkëshorti i këngëtares shqiptare Edona Llalloshi, gjithashtu kandidate për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, është arrestuar nën akuzën e dhunës në familje.

Pak kohë më parë, ai është denoncuar për këtë veprim. Dyshohet se konflikti ka nisur mes tij dhe këngëtares për një pronë, që i takon kandidates për deputete.

Rasti është lajmëruar edhe nga Prokuroria e Prishtinës. Sipas organit të akuzës, është kërkuar caktimi i paraburgimit për të dyshuarin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb