Është arrestuar në Meksikë një ndër më të kërkuarit në SHBA, i cili konsiderohej si “zot” i drogës.

“BBC” raporton se ka rënë në pranga “bosi” i drogës, Rafael Caro Quintero, i cili është kapur në shtetin perëndimor të Sinaloa, thotë marina meksikane.

Quintero akuzohej për rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e një agjenti të njësisë anti-drogë në SHBA në vitin 1985.

Sipas marinës amerikane, Quintero u kap i fshehur mes shkurreve pas ndihmës së një qeni të stërvitur posaçërisht për aksione të tilla, i quajtur Max, shkruan BBC.

SHBA tha se do të kërkonte ekstradimin e menjëhershëm të Quintero. “Nuk ka vend për t’u fshehur për këdo që rrëmben, torturon dhe vret organet e zbatimit të ligjit amerikan.

Ne u jemi thellësisht mirënjohës autoriteteve meksikane për kapjen dhe arrestimin e Rafael Caro Quintero”, tha Prokurorja e Përgjithshme e SHBA Merrick Garland.

Ndërkohë, këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë për Amerikën Latine, Juan Gonzalez, shkroi në një postim në Tëitter: “Kjo është një arritje e madhe”.

Quintero ishte një nga tre anëtarët themelues të Kartelit të fuqishëm të Guadalajara. Ai kaloi 28 vjet në burg për vrasjen e ish-agjentit të Administratës Amerikane (DEA), Enrique Camarena.

Vrasja tensionoi marrëdhënie SHBA-Meksikë në atë kohë dhe më vonë u shfaq në serialin Netflix Narcos: Mexico.

Në vitin 2013, një gjykatë në Meksikë shkurtoi dënimin 40-vjeçar të Quintero dhe e liroi atë. Vendimi u rrëzua më vonë nga gjykata supreme e vendit, por Quintero tashmë ishte larguar duke ikur nga sytë e autoriteteve.

Zyrtarët amerikanë thanë se ai u kthye shpejt në trafikun e drogës dhe Uashingtoni më pas ofroi 20 milion dollarë për çdo informacion që çonte në kapjen e tij.

Arrestimi i Quintero është simbolikisht i rëndësishëm edhe pse ai nuk konsiderohet më një figurë kryesore në trafikun ndërkombëtar të drogës.

816
816

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb