Gjatë ditës së sotme, rreth orës 15:00, është arrestuar deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e AKR-së, Islam Pacolli.

Sipas burimeve të gazetës Express, policia e Kosovës bën me dije se arrestimi i Pacollit ka ndodhur pasi ky i fundit nuk i ka marrë parasysh urdhrat e një efektivi policie, teksa kishte dashur të futej në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë në Prishtinë.

Të njejtat burime saktësojnë se Pacolli e ka qëlluar policin në fjalë. Pacolli është shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje për të sqaruar më tej situatën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb