TIRANE –23-vjeçari Juxhin Kulla, emigrant në Itali, është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi është kapur me një armë pa leje në rrugët e kryeqytetit.

Mësohet se i riu është arrestuar rreth mesnatës në rrugën “Qemal Stafa”, pasi punonjësit e Komisariatit të Policisë Nr.1, i kanë kapur në flagrancë një armë të tipit pistoletë, të cilën e mbante me vete pa leje.

NJOFTIMI I POLICISE: Arrestohet në flagrancë një shtetas për “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Neni 278 Kodit Penal
Sekuestrohet një armë zjarri tip pistoletë dhe një krehër me dy fishekë.
•Juxhin Kulla, 23 vjeç, rezident në Itali
Këtij shtetasi më datë 27.09.2016, rreth orës 00:30, në rrugën “Qemal Stafa”, shërbimet e Komisariatit të Policise Nr 1, i kanë kapur në flagrancë një armë zjarri të tipit pistoletë të cilën e mbante me vete pa leje.
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Prodhimit dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Neni 278 Kodit Penal.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: