SPANJE-Futbollisti francez i Real Madridit, Karim Benzema është arrestuar nga policia spanjolle.
Ylli i ‘Los Blancos’, është kapur për herë të tretë duke ngarë makinën pa leje dhe kësaj radhe spanjollët nuk e kanë toleruar.

Francezi është arrestuar në orët e vona teksa ishte duke vozitur një makinë të tipit ‘Rolls Royce’, ndërsa shoqërohej me një femër.

‘Mundo Deportivo’ shkruan se, Benzema ka insistuar duke thënë se kishte harruar dokumentet në shtëpi, por policia ka vërtetuar se atij i ishte hequr leja e drejtimit të mjetit dhe se nuk kishte frekuentuar kursin për të rifituar lejen.

Kjo është hera e tretë që policia e arreston për mungesë patente.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: