Gazetari Taha Bouhafs u arrestua pasi dje në rrjetet sociale postoi se presidenti francez Emmanuel Macron ndodhej në një teatër në Paris, ku më pas u tubuan dhjetëra protestues, raportojnë mediat franceze.

“Ndodhem në tetarin ‘Bouffes du Nord’. Tri radhë pas presidentit të Francës. Disa protestues janë këtu dhe po i ftojnë të gjithë këtu. Përgatitjet janë duke u zhvilluar. Sonte mund të ketë ndonjë ngjarje”, shkroi Bouhafs.

Një grup protestuesish më pas u mblodhën para teatrit pasi u publikuan informacione në mediat sociale se presidenti Macron ishte brenda teatrit Bouffes du Nord në Paris.

Forcat franceze të sigurisë evakuuan presidentin e vendit Emmanuel Macron nga teatri për shkak të tentativës së protestuesve antiqeveritarë për të hyrë brenda.

Plani i shpallur i qeverisë për reformën e pensioneve në Francë ka shkaktuar protesta dhe greva që nga 5 dhjetori i vitit të kaluar.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb