Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në kampionatin brazilian të futbollit. Lojtari i Sapucaienses, Marlon Natanael, është arrestuar gjatë zhvillimit të ndeshjes pasi ishte i akuzuar si pjesë e një bande e cila kishte rrëmbyer një person në një qendër tregtare.

Ekipi Sapucaienses po luante kundër Farroupilha në kategorinë e dytë të “Caempeonato Gaucho” kur dedektivët kanë ndërprerë ndeshjen për të arrestuar Natanael i cili gjendej në stoli pas zëvendësimit, raporton “The Sun”.

Policia kishte rënë në gjurmët e futbollistit pasi ai kishte përdorur kartën e kreditit e të rrëmbyerit. Së bashku me Natanael, policia ka konfirmuar se për këtë çështje janë arrestuar edhe gjashtë persona të tjerë.

Kjo nuk është hera e parë që futbollisti arrestohet nga policia. Gjatë hetimit është zbuluar sa Natanael kishte edhe tre mandate të tjera arresti, njëra prej të cilave është gjithashtu një rast zhvatjeje nga rrëmbimi.

Ai gjithashtu ishte arrestuar vitin e kaluar pasi posedonte një automjet që ishte raportuar si i vjedhur.

Duket se futbollisti talentin e tij e demostron më mirë jashtë se brenda fushe.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb