LEZHË

Një i ri është arrestuar nga Policia e Lezhës për vjedhje. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë ndalimin e shtetasit Xhulio Berisha, 22 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se i ka vjedhur shtetases V. P., 3 aparate celularë, një sasi lekësh dhe disa bizhuteri, të cilat janë gjetur në një pikë shitjeje dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Përvetësimi i parave dhe mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb