SARANDE- Policia ka finalizuar me sukses një Operacion Një i ri ka rënë në pranga, pasi akuzohet të jetë autorë i disa vjedhjeve në seri. Burime nga policia e Sarandës bënë me dije se Elvis Zoto, 29 vjeç, banues në qytetin bregdetar akuzohet se brenda një harku kohor prej 20 ditësh krehu disa vjedhje.

Në kuadër të operacionit të koduar “iPad-Apple” u sekuestruan 3 aparate të llojit “iPad”, 1 celularë i llojit “HTC” si dhe 2 kasetofona.

Vjedhjet e dokumentuara:
-Më datë 01.03.2016, në lagjen nr.1 Sarandë, ka vjedhur banesën e shtetasit: E.U. (ku ka marrë disa materiale me vlerë).
-Më datë 01.03.2016, në lagjen nr.1 Sarandë, ka vjedhur dyqanin e shtetasit: K.Z, ku ka marrë 1-aparat celular dhe 1 iPad.
-Më datë 02.03.2016, në lagjen nr.1 Sarandë, ka vjedhur me thyerje lokalin e shtetasit: N.K, dhe ka marrë 1 telefon, 1televizor, 1 kompjuter, të cilat i ka shitur me qëllim përfitimi.
-Më datë 24.02.2016, në lagjen nr.1 Sarandë, ka thyer xhamin e një automjeti në pronësi të shtetasit: K.B, dhe ka vjedhur 1 kasetofon.

Shtetasi i mësipërm dyshohet të jetë autorë i kryerjes së 3 vjedhjeve të tjera, për të cilat Policia po punon për dokumentimin e plotë të këtyre ngjarjeve (të veprës penale “Vjedhja”).
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: