TIRANË- Mbi bazën e hetimeve të kryera nga Drejtoria e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, Tiranë, Gjykata e Shkallës Parë Tiranë ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, ndaj punonjësit të policisë Inspektor Përparim Dautaj, me detyrë magazinier dhe instruktor qeni, në Stacionin e Policisë Kufitare Qafë-Prush, Kukës.

Në ngarkim të këtij punonjësi policie Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar procedimin penal për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Nga hetimi disa mujor, zhvilluar nga SHÇBA ka rezultuar se punonjësi i policisë, inspektor Përparim Dautaj, në mospërmbushje të rregullt të detyrës, në kundërshtim me aktet që normojnë punën për administrimin dhe ruajtjen e vlerave materiale i mungonin në inventarin e magazinës së municioneve një sasi prej 12 mijë fishekësh luftarakë me vlerë prej 600 mijë lekë.

SHÇBA në datë 17.02.2016 bëri ekzekutimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” për Dautajn, i cili ka konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb