Policia e Tiranë ka vënë në pranga ish-futbollistin e Kombëtares shqiptare, Klodian Duro. Ai është arrestuar në flagrancë mesnatën e datës 25 mars pasi ka shkuar në banesën e ish-bashkëshortes duke thyer urdhrin e mbrojtjes që gjykata kishte lëshuar në favor të saj.

Duro u arrestua me akuzën e përndjekjes dhe kanosjes ndaj ish-bashkëshortes, me të cilën ishte divorcuar një vit më parë. Mësohet se ajo banonte në zonën e “Bllokut” dhe kishte urdhër mbrojteje që nga momenti i divorcit. Ish-bashkëshortja e ka denoncuar vazhdimisht Duron për dhunë fizike e psikologjike si dhe kanosje e përndjekje përmes SMS-ve.

Dy ditë më parë Duro ka shkuar në shtëpinë e ish-gruas duke i rënë derës, ndërsa ajo ka njoftuar menjëherë policinë. Menjëherë efektivët kanë mbërritur duke e arrestuar në flagrancë. Duro është shprehur se ka qenë aty thjesht për ta takuar.

Njoftimi i policise

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr.2 është arrestuar në flagrancë shtetasi ;

•K.D., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, duke thyer urdhrin e mbrojtjes e marrë nga ish-bashkëshortja e këtij shtetasi, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj si edhe e ka përndjekur në menyrë të vazhdueshme .

Materialet proceduriale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprat penale “Dhuna në familje”, “Përndjekja” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb