Bernie Ecclestone është arrestuar sot në Brazil, nhdërsa ishte duke hipur në një avion privat për të fluturuar drejt Zvicrës.

Ish-shefi ekzekutiv i Grupit F1 është arrestuar pasi gjatë një kontrolli i është gjetur armë zjarri. Policia braziliane gjeti një armë LË Seecamp 32 në bagazhin e Ecclestone të Formula 1 gjatë një ekzaminimi me rreze X.

4444

Ata shtuan se pas arrestimit u dërgua në një strukturë në aeroportin Viracopos në Campinas. Ecclestone, 91 vjeç, pranoi se e arma ishte tij, por tha se nuk ishte në dijeni se ajo ishte në bagazhin e tij në atë kohë.

Britaniku pagoi garancinë dhe u lirua të udhëtonte për në Zvicër. Sipas Globo, arma ishte në xhepin e këmishës dhe nuk kishte karikator apo fishekë.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: