Ish-Sekretarja shtetërore e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Diana Hërkaloviç është arrestuar nga  policia.

Mediat serbe shkruajnë se gjithashtu policia ka ushtruar kontroll edhe në banesën e saj, ndërsa vet ajo po merret në pyetje nga autoritetet.

Ndërkohë policia nuk ka dalë në një komunikim zyrtar për arsyet e ndalimit të saj.

Kujtojmë se Diana Hërkaloviç u emërua Sekretare e Shtetit në Ministrinë e Brendshme në vitin 2017.

Funksioni i ministrit mbahej nga Nebojsha Stefanoviç – ministri aktual i Mbrojtjes i Serbisë. Hërkaloviç përshkruhej si bashkëpunëtorja e tij më e afërt.

Ndërsa në fund të majit 2019, Hërkaloviç dha dorëheqjen nga pozita e saj pa dhënë arsye.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb