DURRES- Drejtori i Policisë Pyjore në Durrës, Artur Baku, është arrestuar ditën e sotme pasi akuzohet për shpërdorim detyre. Ndalimi i tij u bë pas deklaratave denoncuese të të arrestuarit Lirim Ndregjoni. 24­vjeçarit nga Fushë­Kruja iu kap mjeti tip furgon me të cilin kishte ngarkuar lëndë drusore pa dokumentet përkatëse, duke i shkarkuar në picerinë e tij.

Ndregjoni ka deklaruar se lëndën drusore e kishte blerë në pikën e bllokimit në lagjen “Grumbullimi” të Fushë Krujës, me lejen e drejtorit Artur Baku, 42 vjeç.

Ai ka akuzuar Bakun se pasi e bllokonte lëndën drusore, në një pikë grumbullimi në Fushë Krujë, e shiste tek persona të tjerë.

Pas hetimeve u zbulua edhe përfshirja direkte e kreut të Policisë Pyjore, i cili tashmë do të përballet me akuzën e “shpërdorimit te detyrës”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb