Marilyn Manson është dorëzuar në policinë e Los Angeles. Këngëtari do të përballet me dy akuza për sulm të pretenduar ndaj një kameramani, gjatë një koncerti të vitit 2019. Këto probleme të reja nuk lidhen me pretendimet e fundit për përdhunim dhe dhunë, që shumë gra kanë ngritur në adresë të këngëtarit.

Ngjarja ka ndodhur në 18 gusht 2019 në Bank of New Hampshire Pavilion, një amfiteatër në Gilford, New Hampshire, ku Manson po jepte një koncert. Policia shpjegoi se një reporter video i punësuar për të filmuar koncertin ishte në zonën e skenës kur dyshohet se u sulmua nga këngëtari. Incidenti nuk ishte i një natyre seksuale.

Sulmi i pretenduar u raportua të nesërmen, por u deshën disa muaj për të përfunduar hetimin. Departamenti i Gilfordit tha se Manson, agjenti dhe këshilltari i tij, “kishin kohë që e dinin për urdhër-arrestin por nuk bënë asnjë përpjekje për t’u kthyer në New Hampshire dhe për t’iu përgjigjur akuzave “.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb