Turqia tha se ka arrestuar të motrën e udhëheqësit të vrarë të organizatës Shteti Islamik Abu Bakr al-Bagdadi në Sirinë veriperëndimore. Agjencitë e lajmeve Reuters dhe Associated Press citonin një zyrtar të lartë, sipas të cilit 65 vjeçarja Rasmiya Aëad u gjet gjatë një bastisjeje më 4 nëntor pranë qytetit Azaz, të kontrolluar nga Turqia në provincën Alepo.

Sipas zyrtarit, Aëad u gjet në një banesë-rimorkio ku jetonte me të shoqin, gruan e djalit dhe pesë fëmijë. Zyrtari turk tha se Aëad mund të jetë një “minierë informacioni” për autoritetet e zbulimit, shkruan Voa.

Pas vdekjes së al-Bagdadit muajin e kaluar, një person i quajtur Abu Ibrahim al-Hashemi al-Kurejshi u emërua udhëheqësi i ri i grupit ekstremist.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb