TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona pasi akuzohet se vazhdonin ndërtimin e subjektit ndonëse ishin pezulluar punimet. Nga të dhënat zyrtare mësohet se janë arrestuar në flagrancë 58-vjeçarja Nadire Qinami, banuese në Tiranë, e dënuar më parë për veprën penale “Ndërtim pa Leje” dhe Lefter Shëmbitraku, 27 vjeç, inxhinier, banues po në Tiranë. Mësohet se gjatë arrestimit, inxhienieri ka bërë rezistencë duke kundërshtuar forcat e policisë.

Të dy këta persona në rrugën “Frederik Shiroka”, në një subjektin ndërtues po vazhdonin punimet, ndonëse ishin të pezulluara pasi pallati kishte një leje ndërtimi për 7 kate, ndërkohë që po ndërtoheshin 10 kate. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb