I dashuri i Rihannes, A$AP Rocky, i njohur zyrtarisht si Rakim Mayers, është arrestuar dje në aeroportin ndërkombëtar të Los Angelesit.

Reperi A $ AP Rocky, i njohur gjithashtu si partneri me të cilin këngëtarja është në pritje të një fëmije, u arrestua në aeroportin e Los Anxhelosit për të shtënat e ndodhura vitin e kaluar.

Rocky, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers, u arrestua për sulm të armatosur në lidhje me një incident që ndodhi nëntorin e kaluar në Hollywood.

Sipas faqes së internetit TMZ, reperi po kthehej me një avion privat nga shtëpia e Rihanna-s në Barbados kur policia e arrestoi atë.

Viktima e sulmit me armë nuk është identifikuar ende. Sipas njoftimit të policisë, ai raporton për lëndime të lehta në dorë.

Nga ana tjetër kujtojmë se Rihanna dhe reperi u larguan për në Barbados pas thashethemeve për një tradhti nga ana e Rocky me stilisten e njohur të këpucëve por njëkohësisht edhe shoqja e artistes, Amina Mauddi.

Muaddi, i hodhi poshtë të gjitha akuzat duke thënë se është një gënjeshtër.

(Ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb