BOLIVI

Eshtë arrestuar në Bolivi terroristi i njohur italian Cesare Battisti, njoftoi këshilltari i presidentit brazilian, Jair Bolsonaro.

Në dhjetorin e kaluar, gjykata braziliane urdhëroi arrestimin e italianit, i cili ishte larguar nga vendi dekada më parë dhe ishte dënuar në mungesë për vrasje.

Bolsonaro deklaroi se arrestimi i Battistit ishte një dhuratë e vogël për Italinë.

“Battisti u kap! Demokracia është më e fortë se terrorizmi”, deklaroi ambasadori italian në Brazil, Antonio Bernardini.

Battisti, anëtar dhe themelues i grupit radikal italian ”Proletarët e armatosur për komunizmin” u dënua në vitin 1993 për katër vrasje politike në vitet ’70.

Gjatë viteve ’60-’80, Italia u përfshi nga dhuna e ekstremistëve të majta dhe të djathta që çuan në vdekjen e qindra njerëzve.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb