BRAZIL

Shefi i Ndraghetas, Rocco Morabito, është arrestuar në Brazil, në një operacion të përbashkët nga karabinierët e Rios dhe Shërbimi Ndërkombëtar i Bashkëpunimit Policor, në bashkëpunimin e DEA-s, FBI-së dhe Departamentit të Drejtësisë të SHBA-ve.

Morabito, ishte në kërkim që nga viti 1994. Ai ishte në listën e dhjetë të arratisurve më të rrezikshëm të Ministrisë së Brendshme italiane, shkruajnë mediat e huaja.

Kreu i Ndragehetas ishte arrestuar në vitin 2017 në Uruguaj, pas 23 vitesh në arrati, por dy vite më vonë arriti që të arratisej nga burgu i Montevideos, ku po priste ekstradimin në Itali.

Rocco Morabito u arrestua në një hotel në Joao Pessoa, kryeqyteti i shtetit të Paraiba, së bashku me dy të huaj të tjerë, sipas ministrit brazilian të Drejtësisë, Anderson Torres.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb