FUSHË-KRUJA

Autori i një vjedhjeje makine me armë është arrestuar në Fushë-Krujë. Policia bën me  dije se në pranga ka rënë B.Ç, i cili më 23 dhjetor ka kërcënuar me armë drejtuesin e mjetit tip “Opel”, V.B, 41 vjeç duke ia vjedhurn ë fund.

Mjeti i vjedhur është gjetur pikërisht në banesën e autorit, teksa është konstatuar se B.Ç gjithashtu në fshatin Arrameras po ndërtonte një objekt pa leje në pronën e tij.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Krujë

Dyshohet se e kanosi me armë zjarri një shtetas dhe më pas i vodhi mjetin, arrestohet nga Policia autori i dyshuar.

40-vjeçari, i dënuar më parë për veprën penale “Kanosja”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin B. Ç., 40 vjeç, banues në fshatin Arrameras, Fushë Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Kanosja”.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 23.12.2020, dyshohet se ka kanosur me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin V. B., 41 vjeç, e më pas i ka vjedhur mjetin tip “Opel”.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit B. Ç., kanë gjetur dhe sekuestruar mjetin tip “Opel”, si dhe kanë konstatuar se ky shtetas po ndërtonte një objekt në pronën e tij, pa lejen e organeve kompetente.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Ndërtim i paligjshëm”, “Kanosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb