Në Poloni është arrestuar një shtetas rus, biznesmen, pasi dyshohet për spiunazh.

I arrestuari ishte banues në Poloni dhe mësohet se i është caktuar masa e paraburgimit.

Biznesmeni rus dyshohet se kishte mbledhur informacion  në lidhje me gatishmërinë ushtarake të trupave polake dhe të NATO-s të stacionuara në vend.

Ndërkohë muajin  e kaluar Polonia dëboi 45 diplomatë rusë të dyshuar se punonin për shërbimet e inteligjencës ruse – duke çuar në dëbimin e të njëjtit numër të stafit të ambasadës polake nga Moska.

Polonia ka qenë zëri kryesor në Bashkimin Evropian duke kërkuar sanksione më të ashpra kundër Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb