TIRANE – Policia e Dibrës, seksioni për krimet e rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas, ka arrestuar shtetasin Besnik Çoka, i dënuar 25 vite më parë për vrasjen e një punonjësi policie.
Burime policore sqarojnë se në kuadër të operacionit policor të koduar “Kurthi” u bë e mundur kapja e shtetasit shumë të kërkuar Besnik Çoka , 45 vjeç, lindur ne fshatin Arren, rrethi Kukës dhe banues në Tiranë.
Ky shtetas dispononte dokumente të rregullta angleze me emrin kosovar Besnik Morina i datëlindjes 10.07.1975 dhe po udhëtonte në drejtim të Anglisë në momentin e kapjes në aeroportin e Rinasit. Pas informacioneve të marra në rrugë operative nga specialistët për Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit se ky shtetas do udhëtonte për jashtë shtetit, u organizua operacioni për kapjen e tij. Besnik Çoka ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër me vendim nr 14 datë 26.01.2011 e ka dënuar me 25 (njëzet e pesë) vjet burg për veprën penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake” të kryera në bashkëpunim parashikuar nga nenet 78/25 e 278/2 të Kodit Penal. Ky shtetas me datë 25.08.1997, në bashkëpunim me shtetasit B. L, Z.L. etj kanë vrarë me armë zjarri punonjësin e policisë Miftar Krrashi, ngjarje kjo e ndodhur në fshatin Arras, rrethi Dibër. Materialet proceduriale në ngarkim të këtij shtetasi do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: