SARANDË

Një vjedhje disi e pazakontë, por që me sa duket e ka çuar pas hekurave një 39-vjeçar nga Maroku. Policia e Sarandës, specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin R. T., 39 vjeç, banues në Marok, për veprën penale “Vjedhja”.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ky shtetas është arrestuar pasi ka vjedhur një lodër, në dyqanin e shtetasit A. K., 51 vjeç, banues në lagjen nr.2, Sarandë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb