SHBA

Policia amerikane ka njoftuar se ka arrestuar vrasësin e dyshuar të reperit Nipsey Hussle. Vrasësi i dyshuar është Eric Holder.

Holder u arrestua nga policia e Los Angelos, pas verifikimeve që iu janë bërë kamerave të sigurisë dhe pyetjeve që iu janë drejtuar dëshmitarëve. “Faleminderit edhe komunitetit për rritjen e ndërgjegjësimit dhe dëshmive që kanë çuar në zbardhjen e vrasjes”, shkroi në rrjetet sociale shefi i policisë së Los Anxhelos, Michel Moore.

Moore tha se në bazë të të dhënave policore rezulton se dy personat janë përfshirë në konflikt dhe vrasja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje.

Ai shtoi se të dy personat e konfliktuar ishin pjesë e bandave, por rasti konkret nuk kishte lidhje me “botën e krimit”.

(d.xh/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb