Arrestohet nga Policia Gerti Kalaj, 30-vjeç në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Operacioni u zhvillua nga DVP Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

NJOFTIMI I PLOTE
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana dhe Departamentin e Policisë Kriminale, mbrëmjen e djeshme kanë bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin provizor të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

G. K., 30 vjeç, banues në Orikum, Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore italiane, pasi Gjykata e Messinas, Itali, ka lëshuar urdhër-arrestin për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb