Policia e Beratit ka arrestuar sot shtetasit K.B, 20 vjeç, banues në fshatin Pashalli, Ura Vajgurore, si dhe u proçeduan në gjendje të lirë shtetasit: R.B, 47 vjeç dhe Sh.Sh, 39 vjeç, të dy banues në fshatin Gjoroven, Berat.

Arrestimi dhe procedimi penal i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim më njëri-tjetrin për motive të dobëta janë futur në banesë dhe kanë dhunuar shtetasen E.S, 35 vjeçe, banuese në fshatin Gjoroven, Berat, e cila po merr ndihmë mjeksore, në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: