KOSOVË-Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se Polica e Kosovës ka arrestuar aktivistin Kushtrim Avdimetaj. Sipas LVV-së, ngjarja ka ndodhë sonte, në qendër të Prishtinës nga policë civil, pa i treguar aktivistit për arsyet e arrestimit. Përmes një njoftimi për media, LVV ka thënë se “Shteti diktatorial i treshes Thaçi-Veseli-Mustafa po vazhdon të shtypë opozitën, sidomos Lëvizjen VETËVENDOSJE!”.

Këtë, për KosovaPress, e ka thënë edhe Tinka Kurti nga LVV.

“Policia e Kosovës arrestoi sonte aktivistin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Kushtrim Avdimetaj. Arrestimi u bë në qendër të Prishtinës, nga policë të veshur me rroba civile, pa i treguar aktivistit arsyet e arrestimit. Ky aksion i Policisë është në vazhdën e përndjekjeve ndaj aktivistëve të Lëvizjes. Arrestimet e tilla kanë për qëllim dobësimin e kundërshtimit tonë ndaj marrëveshjeve të dëmshme për Republikën e Kosovës dhe ndaj qeverisë antikushtetuese. Shkeljet e lirive dhe të drejtave politike të qytetarëve janë një krim që nuk kemi për t’ia falur kurrë këtij pushteti kriminal. Do të vijë dita e demokracisë në Kosovë, dhe ata do të përballen me drejtësinë. Do të japin llogari për krimet e tyre”, thuhet në komunikatën e VV-së”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Tutje, në njoftimin e LVV-së, i bëhet thirrje PK-së “që të mos vazhdojë në të njëjtën linjë, ngase ne nuk do të ndalemi deri në realizimin e kërkesave tona, që në të njëjtën kohë janë kërkesa të shumicës dërmuese të qytetarëve të Kosovës”.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb