GJIROKASTER – Një 51-vjeçar grek është arrestuar nga policia kufitare në Kakavijë, pasi u kap me 32 pako kanabis, sasi të cilën do ta trafikonte nga vendi ynë për në shtetin fqinj. Droga u gjet në makinën e shtetasit Theodoros Zois , i cili e kishte fshehur në pjesët e pasme të automjetit.

Ndërkohë në Vlorë, policia arrestoi 49-vjeçarin Pandeli Malaj, pasi në banesën e tij në zonën e “Ujit të Ftohtë” u gjetën 8 kilogramë kanabis. Lënda narkotike ishte shpërndarë nëpër dhoma pasi 49-vjeçari e përdorte banesën e tij për tharjen e Kanabisit.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: