GJIROKASTER – Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një lazaratas, i cili ishte dënuar me katër vite burg për shitje narkotikësh. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se në pranga ka rënë shtetasi Nexhip Toto, i cili ishte shpallur në kërkim gjatë operacionit masiv anti-kanabis në qershor 2014.

“Gjatë një operacioni të zhvilluar nga ana e Seksionit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit Nexhip Toto, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër. Ky shtetas u ndalua pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me vendim Nr . 280 , datë 17.09.2015 e ka dënuar me 4 vjet burg pasi në datë 20.06.2014 nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij në fshatin Lazarat , në zbatim të Planit operacional për kontroll për bimë narkotik u konstatua se në banesën e këtij shtetasi u gjetën 10 thasë me peshë 378 kilogram lëndë narkotike Cannabis Sattiva si dhe disa kaseta me municion, model 56, kalibër 7.62 mm.”- thuhet në njoftimin e policisë së Gjirokastrës.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb