DURRËS-Policia kufitare e Durrësit ka arrestuar në flagrancë shtetasin Petrit Meta, pasi u kap me 2.5 kg heroinë.

Lënda narkotike ishte fshehur në mjetin tip ‘Citroen’, ndërsa u zbulua gjatë imbargimit të mjetit në tragetin e linjës Durrës-Bari.

Mësohet se policia ka pasur paraprakisht informacione në rrugë operative për lëndën narkotike.

Droga kishte si destinacion shtetin italian. Forcat e policisë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb