* Njëri nën hetim për terrorizëm që nga 2012-a, tjetri me pasaportë siriane

PARIS- Tre ditë pas sulmeve terroriste në Paris, ku mbetën të vrarë 129 persona dhe 3 të tjerë humbën jetën më pas në spital, policia dhe shërbimet inteligjente franceze kanë identifikuar organizatorin e këtyre sulmeve. Sipas mediave ndërkombëtare truri i gjithë akteve terroriste është Abdelhamid Abaaoud, një shtetas belg. Ka qenë një zyrtar francez që ka dhënë emrin e organizatorit të dyshuar që qëndron pas sulmeve të Parisit.

Radio RTL në Francë raportoi se 27-vjeçari është “një nga ekzekutuesit më aktive të ISIS” në Siri.
Raportohet se ai ka qenë i përfshirë në incidente të mëparshme në trena dhe në sulme ne disa kisha.
Ai është nga distrikti i Molenbeek në Bruksel, zonë që ka pasur bastisje të shumta policore që pas tetë sulmeve të së premtes në Paris. Abaaoud dyshohet se e mbikëqyri sulmin dhe e financoi atë. Ai ishte i dyshuar për planifikimin e një seri sulmesh terroriste dhe telefoni i tij ishte gjurmuar në Greqi.
Charlie Winter, një analist i sigurisë i specializuar në ISIS, tha për “The Independent” se  profili e Abaaoud Pavarur përshtatej me atë të dikujt në gjendje të planifikonte masakrat në Paris.

Po sot janë publikuar edhe emrat e dy terroristëve të tjerë të masakrës së Parisit. Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për Samy Amimour, 28 vjeç, i cili hodhi veten në erë në teatrin “Bataclan”.

Mësohet se Samy ishte rezident me familjen në Seine­Saint Denis. Sakaq, sipas prokurorisë franceze, i riu ishte nënë hetim për terrorizëm që prej vitit 2012. 28-vjeçari mbrëmjen e së premtes u fut në teatër, së bashku me dy kamikazë të tjerë, mes të cilëve edhe Omar Mostefai, ku vranë disa persona.

Prokurori i Parisit, Francois Molins ka identifikuar edhe një kamikaz tjetër të sulmit të së premtes në Paris. Emri itij është Ahmad Al Mohammad. Al Mohammad hodhi veten në erë pranë stadiumit ku luhej Francë-Gjermani “Stade de France”. Ai lindi më 10 shtator 1990 në Idlib të Sirisë, ndërsa pasaporta që u gjet pranë trupit të tij është origjinale.

BELGJIKA PËRGËNJESHTRON LAJMIN: TERRORISTI I PARISIT NUK ËSHTË ARRESTUAR
Në një kohë kur u mendua se një prej njerëzve më të kërkuar për dy ditë me radhë, Salah Abdeslam, i akuzuar si një nga autorët e sulmeve në Paris, u arrestua, vjen përgënjeshtrimi. Fill pas publikimi të lajmit në mediat ndërkombëtare, se 28-vjeçari u arrestua në Belgjik, mësohet se prokuroria belge ka hedhur poshtë këtë version. Sipas “Daily Mail”, në Belgjikë është arrestuar një person, por që nuk është Abdeslam Salah. 28-vjeçari me origjinë marokene u tha më herët se u ndalua në një apartament pasi policia ka përdorur gaz për ta neutralizuar. Gazetari Simon Francis që ishte i pranishëm që nga fillimi i operacionit që nisi në orën 11:00 tha: ‘Kemi dëgjuar shpërthime dhe më pas urdhrat e policisë federale, që i përsëritnit personit të ngrinte duart lart’.

ARRESTOHET NJË NGA AUTORËT E SULMEVE
Sakaq, pas 48 orësh në arrati është arritur të vihet në pranga Salah Abdeslam, i cili ishte shpallur në kërkim nga policia franceze. Terroristi që i shpëtoi policisë, Salah Abdeslam, personi më i kërkuar në gjithë Evropën u arrestuar sot në Belgjikë. 28-vjeçari me origjinë marokene u ndalua në një apartament, pasi policia ka përdorur gaz për ta neutralizuar. Nga raportimet e gazetarit Simon Francis, i cili ishte i pranishëm që nga fillimi i operacionit që nisi në orën 11:00 pohoi se “Kemi dëgjuar shpërthime dhe më pas urdhërat e policisë federale, që i përsëritnit personit të ngrinte duart lart”. Sakaq, Edhe kreu i bashkisë Molenbeek, zona ku u ndalua terroristi, ka konfirmuar arrestimin e tij.

Zyrtarë francezë kanë thënë për “The Associated Press” se i dyshuari për sulmet në Paris, Saleh Abdeslam, ishte ndalur nga policia dhe ishte liruar pak orë pas sulmeve. Ai ishte një nga tre njerëzit e ndalur në automobil nga policia të shtunën në mëngjes, pak orë pas sulmeve që lanë të vdekur së paku 129 persona, kanë thënë zyrtarët për AP. Tre policë dhe një zyrtar i lartë i sigurisë franceze kanë konfirmuar se policët kishin ndalur Abdeslamin dhe kishin shikuar letërnjoftimin e tij dhe më pas e kishin lënë të lirë. Ata kanë folur në kushte anonimiteti sepse nuk janë të autorizuar për të publikuar detaje nga hetimet.

Terroristi që i shpëtoi policisë kërkohet në Itali, Spanjë e Gjermani
Terroristi që i shpëtoi policisë e tashmë është personi më i kërkuar në gjithë Evropën endet akoma i lirë. Killeri i tetë, që nuk pati fatin e grupit të kamikazëve është i lindur në Bruksel, por është francez.

kerkim

Abdeslam Salah, 26-­vjeçari, tepër i rrezikshëm fillimisht u dyshua se mund të ishte arratisur në Belgjikë, por raportimet pas koordinimeve me policitë homologe theksuan se nuk ishte atje. Mes vendeve që dyshohet se ai mund të jetë arratisur në kërkim të një strehe të sigurtë për momentin sinjalizohen të jenë Italia, Spanja e Gjermania. Së paku kështu raportojnë mediat e huaja.

Gjatë natës, policia franceze ka bërë kontrolle blic në shumë zona dhe ka bërë disa arrestime në Tolosa e Grenoble.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb