Një tjetër gazetare është arrestuar në Turqi. Policia ka vendosur në pranga këtë mëngjes, gazetaren
Nurcan Yalçın në lagjen Kayapınar të Diyarbakirit.

Arsyeja e ndalimit ende nuk dihet, shkruajnë mediat. Për ngjarjen ka reaguar shoqata e gazetarëve. Në një prononcim për mediat ata kanë kërkuar lirimin e shpejtë të
Yalçinin.

“Gazetarja Nurcan Yalçin u arrestua gjatë një bastisje herët në mëngjes në shtëpinë e saj në Diyarbakır. Kërkojmë lirim të menjëhershëm të Nurcan Yalçınin”, shkruan në deklaratë.

Kujtojmë se muajin e kaluar është arrestuar edhe gazetarja tjetër turke, Sedef Kabas, e cila thuhet se ka fyer presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb