Ivan Belozertsev, guvernatori i rajonit Penza të Rusisë dhe një mbështetës i presidentit Vladimir Putin, është arrestuar nën akuzat për ryshfet dhe korrupsion.

Sipas mediave ruse, Komiteti Hetimor tha më 21 mars që Belozertsev dyshohet se ka pranuar një ryshfet me vlerë prej 31 milionë rublash [420 mijë dollarë].

Një gjykatë pritet të vendosë së shpejti për kufizimin e tij paraprak, i cili pritet të përfshijë vendosjen e guvernatorit në një qendër paraburgimi.

Një biznesmen lokal, Boris Shpigel, i cili kryeson grupin farmaceutik “Biotek” dhe disa individë të tjerë, identiteti i të cilëve nuk u bë i ditur, u arrestuan nën dyshimin se korruptuan Belozertsev në këmbim për të pasur qasje në marrëveshjet e biznesit me qeverinë lokale.

Belozertsev, një anëtar i partisë në pushtet “Rusia e Bashkuar”, ka udhëhequr rajonin e Penzës në Rrethin Federal të Vollgës që nga viti 2015.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb