MAL I ZI- Policia malazeze ka ngritur padi penale ndaj V.I. (23 vjeç) nga Podgorica, pasi dyshohet se me datën 14 prill ka djegur flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë përpara qendrës afariste ‘Capital Plaza” në Podgoricë.

Nga policia është njoftuar se janë siguruar prova të mjaftueshme materiale që e vërtetojnë fajësinë e të dyshuarit.

Njëra nga këto prova është edhe regjistrimi i kryer nga kamerat e sigurisë së qendres ‘Capital Plaza’, njofton portali Malësia.ME.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: