Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve në Ministrinë e Drejtësisë ka arrestuar në flagrancë një punonjës policie të rolit bazë në grupin e sigurisë dhe shoqërimit në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale (IEVP) Vlorë.

Sipas të dhënave zyrtare është vënë në pranga shtetasi Hysni Mustafarai, lindur e banues në Vlorë. Arrestimi i tij është bërë pasi më datë 02.03.2018 gjatë kontrollit fizik të ushtruar nëpërmjet skanerit, përpara marrjes së shërbimit, iu gjet: Një pajisje metalike e kromuar, në të cilën ndodhen të integruara një pincë me gjatësi rreth 6 cm e përbërë dhe një mini kaçavidë, tip kryq, me gjatësi 3.5 cm.

Nga kryerja e veprimeve hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka konsumuar elementë të veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, parashikuar nga neni 324/a, i Kodit Penal, i ndryshuar.

Materialet i procedurale i kaluan për ndjekje Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb