TIRANE – Policia e Tiranës ka vënë në pranga një punonjës të SHISH-it, pasi është kapur në flagrancë duke drejtuar makinën në gjendje të dehur. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se në pranga ka rënë shtetasi Arian Ulqinaku, 45 vjeç, banues Tiranë.

Sipas policisë, punonjësi i SHISH-it është konstatuar në rrugën “Misto Mame”, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Opel Astra”, me targë AA 190 JN.

Gjithashtu policia po verifikon nëse ky shtetas ka qenë në detyrë apo jashtë saj, në momentin e konstatimit të gjendjes së dehur.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb