Reperi i njohur, Tory Lanez, është arrestuar pasi policia e kishin gjetur armë në makinën e tij.

Artisti me prejardhje nga Kanadaja, ishte duke shëtitur së bashku me Megan Thee Stallion, në momentin kur ndodhi incidenti, shkruan Daily Mail.

25-vjeçarja ishte gjetur me lëndime në këmbë, ndërsa sipas policisë ajo po konsiderohet si viktimë e incidentit.

Një gjë tillë ka ndodhur pasi me armën e cila tashmë është konfiskuar, dyshja kishin qenë duke u argëtuar, ndërsa kanë gjuajtur në ajër.

Që të dy kishin qenë në makinë në momentin kur oficerët kishin ndaluar makinën, thonë burime nga TMZ.

Sidoqoftë, për Lanez kjo nuk është hera e parë që po përballet me ligjin, më parë atij i janë gjetur armë të tjera dhe posedim i lëndëve narkotike

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: