POGRADEC – Policia e Pogradecit ka vënë në pranga një 23-vjeçar, i cili u kap në flagrancë me 71 doza lëndë narkotike.

Burime nga policia bëjnë të ditur se në kuadër të operacionit të koduar “Odeoni”, është arrestuar shtetasi Xhulian Haxhillari, banues në Pogradec.

Sipas policisë, Haxhillari u kap në lagjen Nr. 3 të qytetit dhe gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën 71 doza lëndë narkotike të llojit kanabis sativa.

Dhjetë prej këtyre dozave Haxhillarit iu gjetën në trup, pasi 23-vjeçari kishte qëllim që t’i shiste në qytet.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: