Goditet një tjetër rast i tentativës për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla.

Arrestohet në flagrancë një 41-vjeçar shtetas që rezulton të jetë poseduesi i drogës dhe shpërndarësi i saj.

NJOFTIMI I PLOTË
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë, në bashkëpunim me specialistët për hetimin e narkotikëve në DVP Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike kanë goditur një tjetër rast, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit I. B., 41 vjeç, banues në Leskovik.

Arrestimi i tij u bë pasi, nga informacione të siguruara në rrugë policore si edhe gjatë kontrollit trupor që shërbimet e policisë kanë ushtruar ndaj këtij shtetasi dhe më pas në banesën e tij, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kanabis, të cilën dyshohet se shtetasi i mësipëm do ta shpërndante në doza të vogla.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: