ATHINË

Policia greke ka arrestuar një shqiptar të shumëkërkuar, të konsideruar trurin e rrëmbimit në vitin 2009 të Evanthia Frangogiorgi, bashkëshortja e pronarit të anijeve, të famshmit Aris Theodhoris.

Shqiptari, i dyshuar si organizatori i rrëmbimit në verën e vitit 2009 në Palio Faliro, i kishte shpëtuar arrestimit duke u larguar, sipas dyshimeve, në Shqipëri e më pas në Europë. 40-vjecari shqiptar u kap në zonën e Alimos. Ai u ndalua nga skuadra DIAS në nje kontroll të rastësishëm.

Mëngjesin e 19 qershorit 2009, shoferi egjyptian i familjes, mori 73-vjecaren nga shtëpia e saj në Palio Faliro për ta çuar të notojë në Vulagmeni. Paprimtas, dy persona hypën në makinë dhe nën kërcënimin e armëve, nga telefoni i Frangogiorgit, i kërkuar pronarit të anijeve 5 mln euro për ta lënë atë të lirë.

Pas disa ditësh, ata i dërguan një mesazh zanor bashkëshortit të saj, ku Frangogiorgi shprehej se ishte mirë. Më në fund, pas gjashte ditësh, pronari i anijeve dhe avokati i tij lanë 1.8 mln euro në një vendgrumbullim plehrash dhe atë natë rrëmbyesit lëshuan 73-vjecaren në një zonë në qendër të Athinës.

“Nuk bëra një udhëtim të gjatë, nuk më lidhën, nuk më vunë kapuç. Nuk kishte ashensor, unë u ngjita disa shkallë dhe dhoma kishte një shtrat dhe një TV. Dritaret ishin të mbuluara, nuk mund të dëgjoja zhurma dhe 2-3 persona me fytyra të mbuluara po më shikonin”, u shpreh viktima.

Në shkurt 2010, dy egjiptianë, punonjës të ndërmarrjes së Aris Theodoridis dhe tre shqiptarë u arrestuan. Policia u vu në kërkim të tre personave të tjerë me origjinë shqiptare, të cilët u larguan nga Greqia menjëherë pasi morën shpërblimin dhe liruan viktimën. Siç doli, rrëmbimi ishte organizuar nga “brenda”. Shoferi egjiptian i makinës ishte edhe anëtar i familjes, pasi pronari i anijes e kishte sjellë në Greqi kur ishte vetëm 17 vjeç.

“Ai kishte studiuar në Shkollën e Tregtarëve, ata e kishin atë si fëmijë dhe ai i dha informacionin shqiptarit”, u shpreh atëherë një oficer policie që ishte marrë me këtë çështje. Disa prej kartëmonedhave të shpërblimit u gjetën në transaksione, ndërsa informacioni në atë kohë thoshte se “njëri nga shqiptarët dha 155,000 euro të pjesës se tij dhe gruaja e tij bleu një shtëpi në Shqipëri”.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb