SHBA-I konsideruar si shqiptari më i suksesshëm dhe i urryer njëkohesisht në botë, shkodrani Martin Shkreli ka rënë në pranga. Me akuzën për mashtrim pasi mori aksione në mënyrë të paligjshme te “Retrophininc’, shkodrani u vu sot në pranga nga drejtesia amerikane. Shkreli, kreu i një kompanie barnash u bë i njohur publikisht pasi rriti çmimin e ilaçeve të kurës ndaj AIDS nga 13.50 dollarë në 750 dollarë.

Shkreli fitoi nofkën, si ‘njeriu më i urryer në internet’ menjëherë sapo ai fitoi të drejtat mbi ilaçin Daraprim, një barnë që përdoret për kurimin e sistemit të dobësuar imunitar që shkaktohet nga HIV.

Megjithatë ai akuzohet për përfitimin në mënyrë të paligjshme të aksioneve nga Retrophin, një firmë bioteknologjike që ai i ngriti në vitin 2011, duke e përdorur atë të paguajë borxhe që kishte nga disa marrëveshje që nuk kishin lidhje me biznesin.

Madje ne nje interviste te fundit per mediat amerikane, Shkreli u shpreh; “E dini që edhe unë jam shqiptar? Unë jam shqiptari më i suksesshëm që ka ecur ndonjëherë mbi këtë planet”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: