ITALI – Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 36-vjeçar shqiptar, i cili u kap në flagrancë me 600 gramë kokainë, në makinën e tij tip “Peugeot 3007”.

Sipas mediave italiane, droga u zbulua në makinën e shqiptarit Saimir Serjani, ndërsa pas kontrollit në banesën e tij, policia zbuloi 108.850 euro, një makineri për numërimin e parave, disa karta telefonike, etj.

Gjithashtu policia sekuestroi edhe tre makinat e shqiptarit, një “Peugeot 3007”, një “Audi A5 3.0 TDI” dhe një “Smart Fortwo”.


(er.nu/BalkanWeb)

Serjani rezulton dhe me pare i skeduar per droge ne Itali. Ne vitin 2013 Policia italiane ka shkatërruar një bandë të trafikut ndërkombëtar të kokainës, e cila drejtohej nga shqiptarë. Mësohet se nga 31 të arrestuarit, 14 prej tyre janë shqiptarë.
Furnizues i grupit ishte Saimir Serjani, ndërsa vëllezërit Alibej nga Elbasani dhe vëllezërit Bullari, ishin drejtues të bandës. Mësohet se tregu i kokainës kishte si qendër Holandën por që shpërndahej, nëpërmjet ndërmjetësuesve shqiptarë edhe në Gjermani, Belgjikë dhe në Britaninë e Madhe.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb