MILANO- Policia italiane arrestoi një emigrant shqiptar, pasi iu gjetën 2 kg kokainë në makinë. Bëhet fjalë për shqiptarin Artan Gjergjin. Sipas mediave italiane, 45-vjeçari shqiptar u prangos në Milano, në një kohë kur karabinierët po kryenin një inspektim në mjetin e shqiptarit.

Sakaq, ky i fundit ka shfaqur shenja nervozizmi gjatë kontrollit të automjetit, ndërsa policia italiane i hyri punës për verifikime më të imtësishme, duke zbuluar kështu sasinë e drogës. Mësohet se kokaina ishte fshehur në një çantë plastike.

Ndërkohë, policia italiane ka dyshime se 45-vjeçari shqiptar kryente rolin e korrierit, ndërsa hetimet vijojnë ende.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: