Ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia, nën akuzën për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Ish-ministri akuzohet për një tender me vlerë 30 milionë lekë të reja. Pas arrestimit në vendlindjen e tij në Derviçan, Ksera u transferua gjatë natës në Tiranë.

Mësohet se në automjetin që bëri shoqërimin e Kserës në policinë e Tiranës ka qenë edhe një prokuror. Transferimi i Kserës u bë pak para orës 02:00 të ditës së sotme.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb